Politike

Ironizon Maliqi: Arta Marku s’vjen në Kuvend ditën e përgjimeve, se mos na sëmuret edhe Kalorësi i Rilindjes

17 Qershor 2019, 08:30 Nga DOSJA
Ironizon Maliqi: Arta Marku s’vjen në Kuvend ditën e

Tiranë- Deputeti Lefter Maliqi ka njoftuar se kryeprokurorja Arta Marku nuk do të jetë sot në Kuvend për arsye shëndetësore. Ai ka ironizuar këtë vendim dhe është shprehur se mos ndoshta nuk vjen as kryeministri Edi Rama të cilin e quan “Kalorës i Rilindjes”.

Reagimi: 

Sa me njoftuan se sot Prokurorja e Pergjithshme per arsye shëndetësore nuk paraqitet ne Parlament ku do të raportonte per rezultatet e vitit 2018 dhe për arrestimet politike të Opozites me urdher të Kalorësit dhe sejmenëve te tij ne qeveri e parlament. S’besoj te jetë sëmurur nga përgjimet e gazetarit Gjerman të Gazetës Bild ,qe sot do të publikoj fakte dhe me tronditëse të shitblerjes së votave dhe lidhjeve te bandave e krimit të organizuar me Qeverinë.Gjithsesi të shkuara Prokurore ,vetëm aman mos na sëmuret Kalorësi i Rilindjes,se pa ate edhe ju edhe gjithë institucionet e kapura te shtetit nga kaloresi i rilindjes mbeten në gjendje të rëndë dhe ska zot ae i sheron.

Kuvendi sot ka nisur seancën ku po diskutohet  lidhur me raportin e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta marku lefter maliqi senaca plenare 17 qershor 2019 arta marku lefter maliqi senaca plenare 17 qershor 2019

Sondazh

Poll