Politike

Zgjedhjet/ Balla i ashpër: Meta të mos na turpërojë, mos ulë nivelin e Presidencës

17 Qershor 2019, 08:38 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Balla i ashpër: Meta të mos na turpërojë, mos

Tiranë-Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar sot se Presidenti ka sulmuar me gjuhë të padenjë Parlamentin dhe ligjvënësit. Ndërkohë që ai i ka bërë thirrje Metës që këto ditë që do të qëndrojë në detyrë të mos e ulë rolin dhe të mos i turpërojë shqiptarët. Kjo deklaratë e ashpër vjen pasi Meta ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve. Balla ka theksuar se Meta duhet të reflektojë në qëndrimin e tij si president.

Ka humbur të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë me pëlqimin tonë. Ne nuk i përkasim kulturës së dhunimit të ligjit. Do të ndjekim në mënyrë shumë rigoroze procedurën për shkarkimin e tij. Meta do të vlerësohet nga një komision i posaçën hetimore. Gjykata Kushtetuese do ta thotë fjalën e fundit për shkarkimin e tij. Lidhur me nevojë urgjente reflektimi, kemi vënë re se nuk ka reflektuar por ka sulmuar Kuvendin. Kuvendi nuk intimidohet por i kujton Metës se as ai dhe as ata që e braktisën Kuvendin nuk kanë asgjë tjetër në dorë veç dinjitetit të tyre. Për sa kohë që është ende President, zoti Ilir Meta duhet të mos të na turpërojë të gjithëve, duke mos e ulur nivelin e Presidencës së tij në kufirin e minimal të etikës shtetërore, sa herë që i jepet mundësia të hapë gojën”, theksoi Balla.

Po kështu Balla ka bërë me dije sot se PS ka depozituar në Kuvend, kërkesën me 55 firma për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkakron metën shtyrja e zgjedhjeve taulant balla ilir meta ps shkakron metën shtyrja e zgjedhjeve taulant balla

Sondazh

Poll