Politike

Basha refuzon të paraqitet në Prokurori: Më njihni më parë me faktet. Akuza kërkon shoqërimin forcërisht (LETRA)

17 Qershor 2019, 07:29 Nga DOSJA
Basha refuzon të paraqitet në Prokurori: Më njihni më

TIRANË- Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe dy drejtuesit e tjerë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi e kanë konsideruar  shkelje të ligjit thirrjen e tyre në prokurori sot në orën 9.30,  lidhur me çështjen e lobimit në SHBA nga një kompani ruse.  Në një letër drejtuar prokurorisë së Tiranës, kryetari i PD,-së Lulzim Basha shpreh gatishmërinë për t’u paraqitur në Prokurori, sapo ajo sipas tij të zbatojë me përpikmëri ligjin. Sipas Bashës në njoftimin e prokurorisë së datës 12 Qershor nuk është zbatuar kërkesa e ligjit për prezantimin e fakteve qe kanë rezultuar deri tani nga hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në letrën që i ka dërguar Prokurorisë, Basha i kërkon këtij institucioni plotësimin e njoftimit me fakte për akuzat ndaj tij. “Ju nuk keni parashtruar në njoftimin tuaj asnjë fakt që ka dalë nga hetimet, duke mos plotësuar detyrimet ligjore”- shprehet në letrën e tij Kryetari i PD, Lulzim Basha. Ai e mbyll letrën duke theksuar se “duke kërkuar gatishmërinë time për të zbatuar ligjin, kërkoj nga prokuroria, që të bëjë të njëjtën gjë. Në këto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin”.

Theksojmë se fletë-thirrja Bashës për t’u paraqitur në Prokurori i është dërguar atij më 13 qershor. Në shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, theksohet se nëse Basha nuk paraqitet sot në 09:30 pranë ambienteve të Prokurorisë atëherë ai do të shoqërohet forcërisht. (lexo këtu)

Prokuroria e Tiranës ka në dorë  dy letër-porositë që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia duke thënë se i gjithë hetimi është bazuar në prova që faktojnë se Partia Demokratike e ka fshehur financimin, duke deklaruar në formularin e financimeve të fushatës për partinë vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumë prej 650 mijë dollarësh.

(J.V/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha refuzon prokurorinë finacimet e pd-së lobimin rus në shba prokuroria tiranës basha refuzon prokurorinë finacimet e pd-së lobimin rus në shba prokuroria tiranës

Sondazh

Poll