Politike

‘Më 30 qershor do të ketë atenate me snajpera’, Ralf Gjoni s’tërhiqet nga paralajmërimi: Celulat do prish

17 Qershor 2019, 08:57 Nga DOSJA
‘Më 30 qershor do të ketë atenate me snajpera’, Ralf

TIRANË Siç e paralajmëroi edhe në seancën e shkuar plenare, se 30-qershori është i rrezikuar të shënojë një përplasje civile, po i këtij mendimi është edhe sot. Ralf Gjoni, deputet i ardhur në Kuvend nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka thënë sot në studion e A2 News, se më 30 qershor, grupe të caktuara kriminale dhe snajpera do të kryejnë akte kriminale.

“Fakti që presidenti thotë se ka rrezik të ketë përplasje civile në 30 qershor, do të thotë se ditën e zgjedhjeve mund të ketë edhe atentate. Kjo do të thotë që celula të caktuara, grupe kriminale mund të duan të prishin zgjedhjet. Kjo në një farë mënyre u pranua edhe nga ministri i Brendshëm. Kandidatët për kryebashkiakë, ata që bëjnë fushatë janë të rrezikuar. Po, ka grupe të armatosura, përfshirë edhe snajpera”-tha Gjoni. 

Më 13 qershor, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Ralf Gjoni tha se ka informacione se po përgatiten atentate ndaj politikanëve.

“Në korridore përflitet për atentate ndaj politikanëve. Po përgatiten celula me snajpera për të vrarë. Më tha një gazetar ata kanë snajpera do t’ju vrasin të gjithëve. Duhet të mblidhet komisioni i Sigurisë Kombëtare. Se çfarë informacioni ka për destabilitet në 30 qershor.”-tha Gjoni në foltoren e Kuvendit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ralf gjoni zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 ilir meta ralf gjoni zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll