Politike

Dekreti i anulimit të zgjedhjeve, Voltana Ademi letër Policisë: Na ndihmoni të lirojmë KZAZ-të

17 Qershor 2019, 08:27 Nga DOSJA

SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i ka dërguar një letër policisë së Shtetit, ku edhe i kërkonte ndihmë për lirinë e ambienteve të KZAZ-ve.

“Kërkojmë prezencën dhe mbështetjen tuaj për lirmin e këtyre ambienteve në momentin që do ju komunikohet nga ana e Bashkisë Shkodër,”-shkruhej në letrën që Ademi i drejtonte policisë. 

Kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigjie kryebashkiakëve opozitarë për lirimin e KZAZ-ve. KQZ bën thirrje që KZAZ-të të mos cënohen ndryshe do të përballen me ligjin.

Më 10 qershor, presidenti Ilir Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejojë një garë farse ku mungon opozita duke anuluar dekretin për zgjedhjet. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike policia e shtetit shtyrja e zgjedhjeve lokale voltana ademi zbrazja e kzaz-ve te votimit zgjedhjet lokale 2019 policia e shtetit shtyrja e zgjedhjeve lokale voltana ademi zbrazja e kzaz-ve te votimit zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll