Politike

PS depoziton kërkesën për shkarkimin e Metës, Balla: Shkeljet që ka kryer Presidenti

17 Qershor 2019, 07:50 Nga DOSJA
PS depoziton kërkesën për shkarkimin e Metës, Balla:

Tiranë- Taulant Balla kreu i Grupit Parlamentar të PS-së është shprehur se Meta me anulimin e dekretit për zgjedhjet ka kërcënuar sovranin dhe ka bërë një sërë shkeljesh. Sipas tij ai ka shkelur Kushtetutën e vendit.

“Sikur edhe një ditë më shumë përtej mandatit, ata kthehen në pushtetet autoritare pasi mandati u ka mbaruar. Ata kthehen në ushtrues pa tagra duke mos u ndjerë të lidhur nga sovrani. Është cënuar rëndë parimi i kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë.  E drejta përbën bazën e veprimit të shtetit. Presidenti ka vepruar përtej këtyre parimeve. Ai ka cënuar kushtetutën. Vendimmarrjet duhet t’i drejtohen vetëm kushtetutës. Kushtetuta është ligji më i lartë dhe deklarimi i epërsisë së saj përbën një aspekt thelbësor të së drejtës. Pra dhe ushtruar kompetencat vetëm në format kushtetuese. Vendimarrja e presidentit madje dhe parlamentit duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën. Kushtetuta i njeh Presidenti vetëm të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjeve. Dekreti është në kundërshtim të hapur me ligjin duke cënuar parimin  e ligjshmërisë. Referuar kompetencave në kodin zgjedhor”, u shpreh ai.

Balla ka deklaruar se vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30-qershorit pasi gjithçka është gati.

“Në bazë të këtij dekreti është caktuar si mbajtje e zgjedhjeve data 30 qershor. Kanë filluar të gjithë procedurat për bërjen të mundur të gjitha procedurat. Janë ngritur komisionet për KZAZ-të, ka filluar fushata zgjedhore, është bërë fleta e votimit, janë përzgjedhur kandidatët. Po vijon puna për zhvillimin e zgjedhjeve. Arsyet e Metës për anulimin e zgjedhjeve kanë të bëjnë me shqetësimin e Metës se do të ketë trazira. Në lidhje me shkeljet e Kushtetutës dekreti numër 11 mijë 199 bie në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e vendit dhe funksionet e shtetit.  Është kërcënuar sovrani. Anulimi i dates së zgjedhjet të 30 qershor, humb të drejtën e sovranit. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës. ” u shpreh ai më tej.

Sot Balla ka bërë me dije se PS ka depozituar në Kuvend, kërkesën me 55 firma për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ps shkakarkon metën taulant balla ps shkakarkon metën taulant balla

Sondazh

Poll