Politike

‘Kërcënohet Lulzim Basha’/ PD letër Lleshajt: Takove gardistin, shkele ligjin. Trego informacionet!

17 Qershor 2019, 09:00 Nga DOSJA
‘Kërcënohet Lulzim Basha’/ PD letër Lleshajt: Takove

TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku e akuzon atë se ka kërcënuar në emër të qeverisë, kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Bardhi në letrën e tij, i referohet një takimi që shoqëruesi i Lulzim Bashës, Feim Dollapaj, ka zhvilluar me ministrin e Brendshëm, më datë 14 qershor 2019.

Në letër thuhet se ministri i Brendshëm, e ka vënë në dijeni Dollapajn se ka informacione se kryetari i opozitës Lulzim Basha është në rrezik.

Po ashtu, Bardhi thotë se Lleshaj ka kërkuar një përgjigjie verbale, nëse Lulzim Basha kërkon masa të tjera shtesë sigurie.

PD thotë se Lleshaj nuk ka vepruar në mënyrë institucionale duke mos e dërguar me shkresë zyrtare, por duke takuar personalisht gardistin që ruan Bashën.

Më tej, PD kërkon nga Lleshaj që të tregojë informacionet zyrtarisht që ka marrë për kërcënimin e Bashës, në të kundërt, e gjitha do të konsiderohet si një shantazh politik.

“Duke pasur parasysh rrethanat kur dhe si është zhvilluar ky takim dhe shkeljen e standardeve ligjore dhe institucionale nga ana juaj në trajtimin e informacionit që pretendoni se posedoni, përforcohet dyshimi se qëllimi i vërtetë i takimit ka qenë shantazhimi i kryetarit të opozitës”, thotë Bardhi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi kercenohet lulzim basha sander lleshaj gazmend bardhi kercenohet lulzim basha sander lleshaj

Sondazh

Poll