Politike

Basha takon Nishanin: S’ka më kthim mbrapa, qeveria tranzitore e vetmja zgjidhje (VD)

19 Shkurt 2019, 09:19 Nga DOSJA
Basha takon Nishanin: S’ka më kthim mbrapa, qeveria tranzitore e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani. Sipas informacioneve në këtë takim është diskutuar për djegien e mandateve të opozitës.

Në përfundim të takimit kreu i opozitës, në një prononcim për mediat bëri me dije se nuk ka më kthim mbrapa dhe se qeveria tranzitore është zgjidhja e vetme për zgjidhjen e situatës poltike në vend.

Ajo që ndodhë sot është një proces pa kthim, nuk do ketë më Parlament fasade edhe pse nuk ka patur kurrë. Ata mund të mblidhen mund të marrin vendime, por shqiptarët do u përgjigen. Dhe ne do jemi në krah të shqiptarëve që nga dita e enjte. Çfarë do të thotë qeveri tranzitore, do të thotë largimi i Ramës dhe hetimi i tij. Qeveria tranzitore gjënë e parë që do të bëjë është të arrestoj politikanët  e korruptuar, dhe duhet arrestuar Vangjush Dako.

Sot është qeveria që ndalon arrestimin e tyre pasi nuk jemi në një shtet demokratik, pasi ndaloi arrestimin e Dakos. Dako duhet të jetë në burg ësthë kapur duke vjedhur vota. Çdo politikan duhet të shkojë në burg. Gjiknuri, Balla dhe të tjerë që kanë vjedhur vota duhet të shkojnë në burg dhe këto duhet t’i bëjë drejtësia dhe na duhet një drejtësi që nuk e pengon qeveria. Hapi i parë është largimi i Edi Ramës dhe për këtë nuk ka negociata” ishte kjo deklarata e Bashës.

Gjithashtu, kryetari i PD, foli edhe për komentin e zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijancic. Basha tha se pengesë për integrimin e vendit nuk është opozitë që denoncon korrupsionin e qeverisë, por politikanët e lidhur me krimin. (Lexo ketu)

Gjatë takimit me gazetarët, kryedemokrati humbi qetësinë me një nga gazetarët e pranishëm. (Lexo ketu)

Ky takim vjen pas bisedimeve të djeshme në grupin parlamentar dhe pas takimeve me aleatët (Lexo këtu), në lidhje me djegjen e mandateve. Po gjatë ditës së djeshme basha në një konferencë për shtyp (Lexo këtu) bëri me dije se në grupin e PD ishte vendosur unanimisht për djegien e mandateve.

Po ashtu PD ka vendosur që të mandatojë Bashën për të thirrur mbledhjen e Kryesisë dhe më pas të Këshillit Kombëtar për të konkretizuar aktin e djegies së mandateve të deputetëve të PD-së.

Propozimi për djegien e mandateve u bë nga kryetari i PD, Lulzim Basha, një ditë pas protestës së 16 shkurtit.

(A.B./F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bujar nishani djegia e mandateve te opozites keshilli kombetar i pd lulzim basha bujar nishani djegia e mandateve te opozites keshilli kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll