Politike

Rama takim me banorët në Pustec, iu lexon mesazhet e Zaev: E ardhmja jonë është në BE

16 Qershor 2019, 14:47 Nga DOSJA
Rama takim me banorët në Pustec, iu lexon mesazhet e Zaev: E ardhmja

PUSTEC- Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë pasdite në Pustec, aty ku është takuar me banorët, para të cilëve ka lexuar mesazhin e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

Dje pata një komunikim me kryeministrin e Maqedonisë dhe i thashë që sot do të isha në Pustec dhe kërkoi t’u lexoja një mesazh që më çoi në telefon, që po e lexoj tani:

‘Maqedonia dhe Shqipëria janë dy partnerë të ngushtë, ne punojmë së bashku për të mirën e qytetarëve tanë, shumë shpejt do të jemi aleatë në NATO dhe e ardhmja jonë është në BE. Dy kombe dhe njerëz të afërt, maqedonasit dhe shqiptarët. Ne jetojmë së bashku, respektojmë njëri tjetrin, dallimet tona, dhe qëndrojmë krah për krah në të mirë dhe të keq.

Unë besoj se shoku im (Rama) është i angazhuar për të respektuar identitetin kulturor të maqedonasve në Shqipëri. Ashtu sikundër dihet se unë jam i angazhuar të mbroj trashëgiminë kulturore të shqiptarëve në Maqedoni. Unë besoj se ai (Rama) do të punojë bashkë me ju për të përmirësuar shërbimet dhe për të sjellë rritje dhe progres për secilin, ashtu sikur unë në Maqedoni. Të fala Zoran Zarev” ishte mesazhi i tij që Rama e lexoi para banorëve të Pustecit.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne pustec zoran zaev edi rama rama ne pustec zoran zaev

Sondazh

Poll