Politike

Këshilltari i CDU-së “shuplakë” Ramës: Qeveri e mafias, s’ka përmbushur asnjë pikë për çeljen e negociatave

16 Qershor 2019, 10:24 Nga DOSJA
Këshilltari i CDU-së “shuplakë” Ramës: Qeveri e

GJERMANI- Këshilltari ekonomik i Grupit Parlamentar CDU në Bundestagun gjerman, Martin Henze e ka konsideruar qeverinë shqiptare si e ashtuquajtura “qeveria e mafias Rama”, e cila sipas tij nuk ka përmbushur asnjë pikë të vetme për hapjen e negociatave me BE.

Në një postim në Facebook, Henze duke iu referuar përgjimeve të BILD, shkruan se:

“Qeveria e mafias Rama, mban përgjegjësi jo vetëm për gjendjen e keqe ekonomike, për shkatërrimin e sistemit gjyqësor dhe të parlamentit, për korrupsionin në administratën publike, varfërinë dhe largimin masiv të të rinjve shqiptarë, shkatërrimin e familjeve shqiptare, manipulimin në zgjedhjet e fundit parlamentare së bashku me mafian, por, gjithashtu është politikisht përgjegjëse sepse nuk ka përmbushuar asnjë pikë të vetme për hapjen e bisedimeve me BE-në”.

STATUSI I PLOTË I MARTIN HENZE:

E cilësuar nga prestigjiozja gjermane “BILD” si “qeveria e mafias Rama, mban përgjegjësi jo vetëm për gjendjen e keqe ekonomike, për shkatërrimin e sistemit gjyqësor dhe të parlamentit, për korrupsionin në administratën publike, varfërinë dhe largimin masiv të të rinjve shqiptarë, shkatërrimin e familjeve shqiptare, manipulimin në zgjedhjet e fundit parlamentare së bashku me mafian, por, gjithashtu është politikisht përgjegjëse sepse nuk ka përmbushuar asnjë pikë të vetme për hapjen e bisedimeve me BE-në.

E ashtuquajtura “qeveria e mafias Rama” është përgjegjëse për këtë. Tani është koha që populli shqiptar të vendosë: a dëshiron ta mbajë ende në këmbë këtë qeveri, mafian, urinë, varfërinë, korrupsionin, antidemokracinë, prostitucionin, trafikimin e drogës dhe largimin masiv apo dëshiron një të ardhme në Bashkimin Europian?

Nëse e populli dëshiron të ardhmen e tij në BE, duhet të bëjë një angazhim politik me forcat demokratike të opozitë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bundestagu gjerman edi rama martin henze bundestagu gjerman edi rama martin henze

Sondazh

Poll