Politike

Deklarata e Ramës për Maqedoninë “pushton” Ballkanin, mediet jehonë përplasjes me Pendarovski-n

16 Qershor 2019, 12:13 Nga DOSJA
Deklarata e Ramës për Maqedoninë “pushton” Ballkanin,

Tiranë- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar së fundmi se  rastet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut duhen trajtuar ndarazi për hapjen e negociatave me BE-në. Menjëherë reagoi edhe kryeministri shqiptar Edi Rama  i cili  u shpreh se një ndarje e tillë nuk është e drejtë duke marrë parasysh kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.(lexo këtu)

Çfarë shkruajnë mediet e huaja? 

“Vecer” e cila është një nga gazetat më të mëdha në Maqedoni, ka raportuar deklaratat e Ramës, ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit dhe Stevo Pendarovskit. Deklaratën e Ramës kjo e media e mban në titull dhe e citon kryeministrin shqiptar në këtë mënyrë: “Shqipëria, shqiptarët ishin çelësi i demokracisë në Maqedoni”.

Edhe një media tjetër e rëndësishme serbe si “Bilc”,  ka raportuar këtë lajm në lidhje me përplasjen e deklaratave mes Ramës dhe Pendarovskit. “Rama: Deklarata e është e padrejtë dhe jo praktike”, ky është titulli për këtë lajm.

Mediet jehonë i kanë bërë jehonë këtij lajmit ndaj të cilit Rama është shprehur i çuditur.

Raportimet e medieve të huaja:

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Euroactiv tha të premten se rastet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut duhen trajtuar ndarazi, pasi problemet në Tiranë janë më serioze se në Shkup. Sipas tij Maqedonia e Veriut ka më shumë shanse për hapjen e negociatave dhe nuk duhet që të kushtëzohet nga Shqipëria.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deklarata e ramës për maqedoninë hapja e negociatave per shqiperine deklarata e ramës për maqedoninë hapja e negociatave per shqiperine

Sondazh

Poll