Politike

“Burg kush pengon zgjedhjet”/ Basha i përgjigjet Ramës: Opozita nuk trembet

16 Qershor 2019, 13:16 Nga DOSJA
“Burg kush pengon zgjedhjet”/ Basha i përgjigjet Ramës:

TIRANË- Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili riktheksoi sot nga Maliqi se opozita kërkon djegien e Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, Basha shprehet se Shqipëria nuk do të digjet dhe as opozita nuk do të trembet, por Rama do të ikë.

Sipas Bashës fundit i tij dhe i veglave të tij në qeveri dhe Parlament, është i pashmangshëm.

Postimi i plotë i Lulzim bashës: 

Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet. Këto muaj e fundit Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë dhe opozitarë, së fundi drejtuesit e PD së Elbasanit dhe Librazhdit, dhe të gjithë e kanë parë se askush nuk trembet nga kërcënimet dhe veprimet e tij perverse.

Këtë shqiptarët po ja provojnë atij përditë kudo nëpër Shqipëri, të cilën ai tani e viziton nën mbrojtjen e qindra forcave policore, sikur të jetë duke ecur përmes një territori armik dhe jo vendor të tij.

Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama ne maliq zgjedhjet lokale edi rama lulzim basha rama ne maliq zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll