Politike

Shtyrja e zgjedhjeve/Rama ironizon Metën: Të informoi fallxhorja për ‘gjarprin’, për gjakderdhjen

16 Qershor 2019, 10:46 Nga DOSJA
Shtyrja e zgjedhjeve/Rama ironizon Metën: Të informoi fallxhorja

Maliq– Nga Maliqi ku po zhvillon mitingun e radhës kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe ndaj presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30-qershorit.

Rama është shprehur se ironi se Meta është lajmëruar nga “fallxhorja” Monika Kryemadhi se do të ketë gjakderdhje dhe trazira dhe ky i fundit kërkon shtyrjen e tyre.

“Duan bëjnë një situatë edhe jashtë që BE të mos hap negociatat me Shqipërinë. Ata 30 vjet kanë bërë çfarë kanë dashur dhe asnjëherë nuk kanë marrë ndëshkimin që meritojnë, zgjedhjet e 30 qershorit janë të domosdoshme. Janë në kohën e duhur dhe populli ka të drejtën të zgjedhë. Ky është rasti për të vendosur përfundimisht një rregull elementar për ata që artin e kanë pasur politikën të mësojnë hiletë. Politikanët duhet të jenë shembull për të tjetër se asnjëherë nuk vihet në diskutim ligji dhe kushtetuta.  Del ai dhe thotë se do të ketë gjakderdhje, luftë.  Ka informacione nga filxhani fallxhores. Filxhani i fallxhores i paska thënë se të del një formë gjarpri këtu, kështu që do hajë  një kokë njeriu dhe dil dhe i shpëto dhe del dhe thotë se shpëtoi një gjak-dredhje. Nuk ka asnjë arsye të ketë asnjë gjak-derdhje, s’ka arsye”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama nga Maliqi theksoi se kushdo që do të pengojë zgjedhjet do të përballet me ligjin. Rama komentoi edhe deklaratën e fortë të Cekës pas mallkimit të këtij të fundit për zgjedhjet. (lexo këtu)

J.V & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama në maliq ilir meta shtyrja e zgjedhjeve zgjedhjet e 30 qershorit edi rama në maliq ilir meta shtyrja e zgjedhjeve zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll