Politike

Maliq/Rama: Më 30 qershor vendoset fati i vendit, SHPK-në e Skraparit e njeh edhe Basha

16 Qershor 2019, 10:28 Nga DOSJA
Maliq/Rama: Më 30 qershor vendoset fati i vendit, SHPK-në e Skraparit

Tiranë- Kryeministri Edi Rama sot nga Maliqi, në mitingun e radhës është shprehur se vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30-qershorit dhe se kush pengon zgjedhjet do të përballet me ligjin.  Sipas Ramës më 30 qershor do të vendoset  fati i vendit. Para socialistëve ai foli edhe për anulimin e zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta dhe  thumboi Monika Kryemadhin, duke quajtur një fallxhore që informon presidentin gabim. Ai ka theksuar se Kryemadhi del e flet për blerje votash por SHPK-në e Skraparit e njeh edhe Lulzim Basha.

Në fjalën e tij Rama përmendi edhe deklaratën e fortë të Cekës ku u shpreh se edhe ky është pickuar nga”gjarpri”, pra sipas tij është çmendur nga Monika Kryemadhi.

Sot ju them ta mbështesin Gëzimin dhe të bëjmë më shumë se ç’kemi bërë në 4 vitet më parë.  Në këto zgjedhje u ngatërruan punët pak, për shkak të kundërshtarëve tanë janë kthyer në zgjedhje që janë politike, qytetare dhe atdhetare sepse në 30 qershor nuk do të vendoset thjesht se kush do të drejtojnë bashkitë në 4 vitet e ardhshme, por do të vendoset se cila do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhshme, do të vendoset fati. Ata kanë synuar dhe synojnë që të ngrihen mbi ligjin duke sharë duke kërcënuar, duke mallkuar marrin peng një popull të tërë, të marrin peng zgjedhjet për të marrë peng të gjithë Shqipërinë. Këto janë fjalë që burojnë nga e vërteta e kësaj situate. Ju kujtohet shumë mirë se dy vite më parë bënë pothuajse të njëjtën gjë. Askush nuk do të shpëtojë nëse pengon zgjedhjet, do të përballet me ligjin. Nuk ka të gjatë e shkurtër, të fortë dhe të dobët. Njësoj si këdo tjetër që shkel ligjin. Në këto kushte e kuptoni shumë mirë se Berisha, Meta, Basha dhe Monika janë në kundërshtim më interesat e këtij vendi. Kërkojnë me çdo kusht të djegin zgjedhjet. Ne do të bëjmë këto zgjedhje se do të zbrapsim kundërshtarët e zgjedhjeve.  “, u shpreh Rama ndër të tjera.

Vendi ende vijon të jetë në një krizë politike. Socialistët vazhdojnë procedurën për shkarkimin e Metës, ndërsa opozita do të vijojë me protestat e saj. Protestat e radhës e opozitës do të zhvillohet më 21 qershori. KQZ nuk ka miratuar dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve.

J.V & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama në maliq ilir meta rama neritan ceka shtyrja e zgjedhjeve zgjedhjet e 30qershorit edi rama edi rama në maliq ilir meta rama neritan ceka shtyrja e zgjedhjeve zgjedhjet e 30qershorit

Sondazh

Poll