“I vraftë Zoti kush voton”, Rama-Cekës: Je dhe goxha burrë, të çmendi fallxhorja (VD)
16 Qershor 2019, 11:03Nga DOSJA
Maliq- Kryeministri Edi Rama ka thumbuar Neritan Cekën pas deklaratës së këtij të fundit. Ai është shprehur se Neritan Ceka ka folur dhe mallkuar sikur e kishte pickuar gjarpri. Sipas tij edhe Ceka është çmendur nga fallxhorja Monika Kryemadhi.
“E patë Neritan Cekën ju apo jo? Goxha burrë, arkeolog, profesor, doktor , 75 a 80-vjeçar e kishte dalë në televizor dhe mallkonte sikur e kishte pickuar gjarpri. Jazëk këtu dhe jazëk atje, haram këtu e haram atje, sikur ishte ndonjë i përjashtuar nga ndonjë sekt fetar, e zuri hira dhe ka edhe të tjerë. Edhe Tit Vasili është i pickuar nga gjarpri. Po kur del fallxhorja dhe thotë shpëtoje Shqipërinë nga ata që blejnë votat.Kishte çmendur edhe Neritanin. Zoti s’merr pjesë në zgjedhje se po të merrte do ta mbyllte në shtëpi atë që blen vota. . Po këtë nuk e them vetëm unë. E ka thënë vetë Lulzimi, SHPK e Skraparit e blerjes së votave “, u shpreh Rama.
Ceka pak kohë më parë është shprehur se ata që votojnë Më 30-qershor iu qerofshin sytë dhe i zëntë buka e kalamanjve. (lexo këtu)
J.V & A.S/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Maliq– Nga Maliqi ku po zhvillon mitingun e radhës kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe ndaj presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30-qershorit.Ra...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama sot nga Maliqi, në mitingun e radhës është shprehur se vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30-qershorit dhe se kush pengon zgjedhjet d...
GJERMANI- Këshilltari ekonomik i Grupit Parlamentar CDU në Bundestagun gjerman, Martin Henze e ka konsideruar qeverinë shqiptare si e ashtuquajtura “qeveria e m...
Tiranë- Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Veliaj është shprehur ndaj Berishës se vetëm ai nuk ka g...
Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku sipas tij Edi Rama ka dhënë urdhër që të kontrollohen të gjithë fëmijët dhe gratë që detyrim të a...
ELBASAN–Ditën e sotme në orën 14:30, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e arrestit për 7 të arrestuarit që hodhën vezë dhe tymuese ndaj kryeministrit Edi Rama...
TIRANË- Në retorikën e tij politike, kryeministri Edi Rama ka ironizuar shpesh herë kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin duke e cilësuar si “falxhor...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër protestë masive më 21 qershor përballë godinës së Kryeministrisë. Me anë të një status...