Politike

Veliaj hakërrehet ndaj Berishës: Pis burrë, i pacipë, ke gojë ti për gardistët, i urdhërove të vrisnin qytetarë

16 Qershor 2019, 08:59 Nga DOSJA
Veliaj hakërrehet ndaj Berishës: Pis burrë, i pacipë, ke

Tiranë- Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka reaguar ndaj akuzave të  ish-kryeministrit Sali Berisha. Veliaj është shprehur ndaj Berishës se vetëm ai nuk ka gojë të flasë për gardistët pasi sipas tij i urdhëroi më 21 janar të 2011 të vrisnin qytetarë.

“Si nuk mori Titi vizë amerikane? Si nuk mori Saliu? Saliu dhe Titi janë të paparë sikur punojnë për PS-në. Mundohen Luli dhe Monika por janë marioneta, i udhëzojnë këta pleqtë. Saliu doli dhe tha ka vdekur gardisti, ai është pis burrë, është pacipë, s’ka turp, shkatërrove këtë vend. A ke dinjitet të flasësh ti për gardistët, kur ti gardën e komandoje vetë iu the vrisni njerëz me bulevardit. Ata kanë falimentuar çdo xhep shqiptari” , u shpreh Veliaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar së fundmi një video, për të cilën qytetari dixhital shprehej se një truprojë e Ramës është aksidentuar më 13 qershorit 2019 dhe ka ndërruar jetë. Dosja.al u interesua pranë Policisë së Shtetit dhe Spitalit të Traumës, ku u konfirmua se një prej gardistëve është plagosur, por nuk ka asnjë informacion tjetër, nëse një tjetër gardist ka ndërruar jetë. Institucionet shtetërore mohojnë një gjë të tillë. (lexo këtu)

J.V & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj ministrja e brendshme sali berisha truproja e rames erion veliaj ministrja e brendshme sali berisha truproja e rames

Sondazh

Poll