Sport

ZYRTARE/ Steven Gerrard është trajneri i ri i Aston Villa-s

11 Nëntor 2021, 10:20 Nga DOSJA

ANGLI – Steven Gerrard është emëruar trajner i Aston Villës, duke nënshkruar marrëveshje 2.5-vjeçare me klubin e Premierligës.

Villa njoftoi të enjten se e ka emëruar legjendën e Liverpoolit dhe ish-trajnerin e Rangers, në postin trajnerit.

“Klubi i Futbollit Aston Villa me kënaqësi njofton se e kemi emëruar Steven Gerrardin trajner të ekipit”,- thuhet në njoftimin e Villës.

Pas këtij lajmi, administratori i klubit nga Birminghami, Christian Purslow, deklaroi: “Bordi i Aston Villa është i kënaqur që emëron Steven si trajnerin tonë të ri. Që kur nisi punën si trajner, pas karrierës së tij të shkëlqyer si lojtar, Steven filloi duke menaxhuar dhe zhvilluar lojtarë të rinj në Akademinë e Liverpool FC, e cila është përvojë që ne e vlerësojmë shumë në Aston Villa.

Arritja e tij e mëvonshme në fitimin e titullit me Glasgow Rangers na tërhoqi vërtet vëmendjen, siç bëri edhe përvoja e tij në Europë. Ka qenë shumë e qartë në diskutimet tona me të, se ambiciet e trajnerit, filozofia dhe vlerat e Steven, përputhen plotësisht me ato të Aston Villas”.

Ndërkohë, ish-mesfushori Steven Gerrard, aktualisht trajner i Aston Villa-s është shprehur: “Aston Villa është një klub me një histori dhe traditë të pasur në futbollin anglez dhe unë jam jashtëzakonisht krenar që do të bëhem trajneri i ri i saj. Në bisedat e mia me Nassef, Wes dhe pjesën tjetër të bordit, ishte e qartë se sa ambicioze janë planet e tyre për klubin dhe mezi pres t’i ndihmoj ata të arrijnë qëllimet e tyre”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #steven gerard aston villa premier league trajneri #steven gerard aston villa premier league trajneri

Sondazh

Poll