Aktualitet

Protesta/ Gjykata burg për Florenc Hoxhën, Ujkun e Cërrikut dhe 3 të tjerë, të ndaluarit ‘spektakël’ brenda ‘kafazi

19 Shkurt 2019, 11:11 Nga DOSJA
Protesta/ Gjykata burg për Florenc Hoxhën, Ujkun e Cërrikut dhe 3

Tiranë- Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 19 të ndaluarit për protestën e Opozitës, të mbajtur më 16 shkurt.

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për Florenc Hoxhën, Ilir Hamedini, Sajmir Rexhepi, Agim Peposhi dhe Ferit Dankshi . Ndërsa për 23-vjeçarin Resul Daci, gjykata lexoi vendimin “arrest me burg”, por më pas gjyqtarja e sqaroi se bëhej fjalë për një lapsus, dhe i riu ndodhet në arrest shtëpie, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Masat e sigurisë:

Në burg:

Florenc Hoxha, arrest me burg

Sajmir Rexhepi, arrest me burg

Ilir Hamedani, arrest me burg

Agim Peposhi, arrest me burg

Ferit Dankshi, arrest me burg

Arrest shtëpie:

Resul Daci, arrest shtëpie

Emanuel Nallbani,  arrest shtëpie

Naim Haxhiu,  arrest shtëpie

Andon Gjini,  arrest shtëpie

David Linati,  arrest shtëpie

Festim Bakitaku,  arrest shtëpie

Vedion Dine,  arrest shtëpie

Ndue Tuci,  arrest shtëpie

Detyrim paraqitjeje:

Suzana Dimushi, detyrim paraqitje

Mitat Fieraku, detyrim paraqitje

Luftar Jakupi, detyrim paraqitje

Pellumb Gjetoshelna, detyrim paraqitje

Shpresa Lini, detyrim paraqitje

Hasan Jakupi, detyrim paraqitje

Mbi 19 shtetasit rëndojnë akuzat e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtim i forcave të rendit.

[sgallery url=”https://dosja.al/protesta-gjykata-burg-per-florenc-hoxhen-ujkun-e-cerrikut-dhe-4-te-tjere/”]

Nga avokatët në sallën e gjyqit është pretenduar se 6 nga të arrestuarit janë të sëmurë mendorë. Një prej tyre është edhe 23-vjeçari Resul Daci, për të cilin u kërkua masa ‘arrest me burg’ si fillim, por në momentin që organit të akuzës ju vu në dispozicion kartela e tij mjekësore, Gjykatës iu kërkua të caktonte masën “arrest shtëpie”.

Babai i Dacit në një prononcim për mediat mbrëmjen e 16 shkurtit u shpreh se ia kanë arrestuar padrejtësisht të birin.

“Jam nga Kukësi, por jetoj në Tiranë në Bashkinë Kamëz. Djali im ishte në protestë sot, por është me probleme mendore, kam librezën e tij,”- u shpreh ai. (Lexo Këtu)

Florenc Hoxha, ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës u shoqërua këtë në komisariat pasi u fotografua teksa se ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës. Përfaqësuesi i tij ligjor, Ivi Kaso ka bërë kallëzim kundër drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe të gjithë policëve që kanë qenë gjatë operacionit të arrestimit të tij pasi sipas tij masa e arrestimit në flagrancë i është komunikuar në orën 22:00, ndërsa prokuroria është njoftuar më datë 17.(Lexo këtu)

Në mbështetje të të arrestuarve në sallën e gjyqit ishin edhe 10 deputetë të PD-së që kërkuan lirimin e tyre.  Ndërkohë salla e gjyqit ka shpërthyer në të qeshura pasi një nga qytetarët e arrestuar është shprehur se nuk ka qenë fare në protestë.

Biseda mes gjyqtares dhe qytetarit

Qytetari: Kam qenë atë natë me gjithë babën te shpia.

Gjyqtarja: Ku ke qenë ti?

Qytetari: Kam qenë në punë dhe te shpia. Kam punën time. As kam qenë në protestë fare.

Gjyqtarja: S’ke qenë në protestë?

Qytetari: Nga policia është konfirmu se ke qenë në protestë.

(J.V/F.M. B.B/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne proteste florenc hoxha gjykata e tiranes masat e sigurise protesta e opozites 16 shkurt ujku i cerrikut dhuna ne proteste florenc hoxha gjykata e tiranes masat e sigurise protesta e opozites 16 shkurt ujku i cerrikut

Sondazh

Poll