Aktualitet

Transmetoi këngë komuniste, drejtori i RTSH: Gabim teknik, s’ka lidhje politike

19 Shkurt 2019, 13:21 Nga DOSJA
Transmetoi këngë komuniste, drejtori i RTSH: Gabim teknik, s’ka

TIRANË- Në Radio Tirana u transmetua sot kënga “Ne jemi komunista” simbol i regjimit diktatorial. (Lexo këtu) Ndërsa, në internet qarkullojnë shumë video të qytetarëve që e kanë dëgjuar atë në radio, ndërkohë që në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet e personave të revoltuar për këtë ngjarje.

Për këtë ka reaguar Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar Thoma Gëllçi, i cili u shpreh se ishte një gabim teknik. Ai e ka quajtur këtë si një incident të shkëputur, për të cilin janë marrë edhe masa.

“Ishte një gabim i teknikut të Radio Tirana. Ai kishte futur gabim në listën e këngëve fituese edhe atë. Ishte gabim dhe u morën masat. Është një incident i shkëputur, nuk është politike”.

Kënga është kënduar nga Marina Grabovari dhe ka fituar çmimin e parë të Festivalit në ‘82.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komunistet nostalgjike radio tirana thoma gellci komunistet nostalgjike radio tirana thoma gellci

Sondazh

Poll