Aktualitet

Vrau gruan e pronarit me urdhër të burrit, gjykata le në burg ekzekutorin

19 Shkurt 2019, 11:33 Nga DOSJA
Vrau gruan e pronarit me urdhër të burrit, gjykata le në burg

SHKODËR- Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për Fatjon Karameshtën, të dyshuar si ekzekutor i Suela Sulës në vitin 2016.

Për të njëjtën ngjarje është dënuar nga Shkalla e Parë, edhe bashkëshorti i Suelës, Sadetin Sula, i cili akuzohet se urdhëroi vrasjen e gruas së tij.

Ngjarja ndodhi më 18 prill në 2016 në Shkodër, ku 38-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë që kishte ajo dhe burri.

Biznesmeni Sadetin Sula akuzohet për “vrasje me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare për arsye xhelozie”. Vrasja, që u cilësua më parë si vetëvrasje, u krye nga Fatjon Karameshtna me urdhër të Sadetin Sulës. 35-vjeçari punonjës i mobilerisë, sipas Prokurorisë, ka mbytur gruan e pronarit Sadedin Sula, me urdhër të këtij të fundit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatjon karameshta prokuroria e krimeve te renda sadetin sula suela sula fatjon karameshta prokuroria e krimeve te renda sadetin sula suela sula

Sondazh

Poll