AktualitetPolitike

Protesta/ Qytetari ankohet: Policia më arrestoi djalin, e kam me probleme mendore (Video)

Teksa flet për mediat, babai i 23-vjeçarit tregon se policia i ka shkuar në shtëpi dhe ja ka marrë djalin.
Featured image of article: Protesta/ Qytetari ankohet: Policia më arrestoi djalin, e kam me probleme mendore (Video) Babai i Resul Dacit teksa flet për mediat

Një prind është ankuar se policia e Tiranës i ka arrestuar djalin në kuadër të shoqërimeve që janë bërë pas protestës. Teksa flet për mediat, baabi i 23-vjeçarit, Resul Daci tregon se policia ja ka marrë djalin nga shtëpia në orën 17:30.

Në një moment ndërhyn edhe deputeti demokrat Flamur Noka i cili shprehet: Çfarë dhune mund të bëjë invalidi?! E imagjinoni çfarë shtet horrash kemi?!

Babai i Dacit vijon t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve dhe tregon se të birin e ka me probleme mendore. “Jam nga Kukësi, por jetoj në Tiranë në Bashkinë Kamëz. Djali im ishte në protestë sot, por është me probleme mendore, kam librezën e tij,”– shprehet ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë vetëm pak minuta më parë një video ka regjistruar momentin kur deputeti demokrat Flamur Noka gjuan dhe shtyn një punonjës policie. (Lexo këtu)

Enkeled Alibeaj, Klevis Balliu, Flamur Noka, Gent Strazimiri dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore, juristi Ivi Kaso kanë mbërritur në Drejtorinë  e Policisë së Tiranës pasi kjo e fundit ka shoqëruar 25 persona në komisariate të ndryshme. (Lexo këtu)

Policia shoqëroi gjithashtu edhe Florenc Hoxhën, ish- drejtorin e Policisë Bashkiake. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment