Aktualitet

‘Krijo oksigjenin tënd’/ Klosi me studentë e profesorë: Të transformojmë politikat pyjore

19 Shkurt 2019, 12:05 Nga DOSJA
‘Krijo oksigjenin tënd’/ Klosi me studentë e

TIRANË- “#krijoO2tend për shndërrimin e pyjeve në ekonomi dhe punësim për inxhinierët e ardhshëm të pyjeve dhe të mjedisit!”

Ky ishte qëllimi i takimit të ministrit Klosi me profesorë dhe studentë të 3 fakulteteve në universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Ky takim i sotëm është një nga më të vlefshmit e 100 ditëve aktivizim për pyjet. U shpreh këtu shumë qartë nga fakulteti i Pyjeve rëndësia e pyllit dhe rëndësia e kësaj vlere nga pikëpamja mjedisore. Nga fakulteti i inxhinierisë së ndërtimit padyshim problematikat që kanë të bëjnë me erozionin dhe çfarë do bëjmë ne që të kemi një politikë më të drejtë dhe më të qartë sesi mund ta transformojmë pyllin në një potencial të fortë të bashkive për të ruajtur tokën. Gjëja më me vlerë që ka sot kjo botë është toka dhe fatkeqësisht siç e tha edhe profesori jemi nga ata vende që po humbasim tokën më shpejt se çdo vend tjetër i rajonit dhe padyshim prezantimi që erdhi nga fakulteti Ekonomik, që është edhe thelbi i bisedës që ne e kemi të munguar në vendin tonë: Ekosistemi. Çfarë ne do bëjmë që të gjitha këto që themi t’i transformojmë në të mira për njerëzit dhe si do i lidhim gjithë këto politika që ne ndërmarrim me krijimin e një instituiconi të ri sic tha profesori, me formalizimin e politikave të vërteta për pyjet në ekosistem, pra që ka brenda njeriun, natyrën, mjedisin, ekonominë, ka brenda jetën. Por, kjo këtu nuk mjafton”, tha ministri Klosi.

Sipas tij, ky duhet të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ndërsjellë nëpërmjet institucioneve shtetërore për një qasje të re në menaxhimin e pyjeve, si një faktor i rëndësishëm edhe në zhvillimin ekonomik.

“Ne jemi politikëbërës, ne kemi detyrën që ta orientojmë bisedën, por ju jeni ekspertët! Dhe pa marrë këtë mendim ne nuk dalim dot në atë cfarë kërkojmë më mbrapa, që të projektojmë ku do çojmë fondet, ku do bëhen planet e menaxhimit, ku do realizohen prerjet e pyjeve, menaxhimi etj, pra ne na duhet që ta bëjmë ekonomi këtë punë”, u shpreh ministri Klosi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blendi klosi fushata krijoo2tend mbledhja e pemeve politikat pyjore studentet e pyjores blendi klosi fushata krijoo2tend mbledhja e pemeve politikat pyjore studentet e pyjores

Sondazh

Poll