Aktualitet

Kreu masakren e Selenicës me 8 viktima, Prokuroria kërkon burg përjetë për Ritvan Zykajn

19 Shkurt 2019, 12:35 Nga DOSJA
Kreu masakren e Selenicës me 8 viktima, Prokuroria kërkon burg

VLORË- Prokuroria e Vlorës ka kërkuar burg perjetë për autorin e masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj, ku u vranë tetë persona. Dosja e tij tashmë i është përcjellë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, prej datës 8 janar të vitit 2018, ndërsa pritet seanca e radhës që pritet të mbahet në fillim të muajit mars.

Gjithçka deri më tani është ndjekur nga prokurori Saimir Smaka, i cili është edhe prokurori i çështjes, ndërsa konfirmohet se tashmë dosja i ka kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Ndaj autorit nuk do të ketë gjykim të shkurtuar, pasi me ndryshmet e Kodit Penal të vitit 2017 për  kryerjen e krimeve të rënda ligji nuk ja jep të drejtën të akuzuarit që të kërkojë këtë formë gjykimi.

Për këtë ngjarje, ligji e parshikon dënimin me jo më pak se 35 vjet burg deri në burgim të përjetshëm, referuar faktit se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale, dënimi që është kërkuar ndaj Zykajt është ai i burgimit përjetë, por kjo pritet të jetë në pretencën Prokuroisë, kur të nisin seancat në muajin mars.

Aktualisht hetimet janë mbyllur, ndërsa këtë e vërteton edhe fakti se tashmë dosja i ka kaluar Gjykatës, ndërsa ndaj Ritvan Zykajt është kërkuar burg përjetë.

Ky i fundit vrau tetë persona, mes të cilëve dy të mitur në Selenicë, në 10 gusht të vitit 2018, ndërsa viktimat ishin të afërm të tij.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 8 te vrare ne selenice burg perjete masakra e selenices ritvan zykaj 8 te vrare ne selenice burg perjete masakra e selenices ritvan zykaj

Sondazh

Poll