Aktualitet

“Bukuroshja e Adriatikut” hap sezonin e kroçerave në Durrës (Foto)

19 Shkurt 2019, 12:19 Nga DOSJA

Durres- Kroçera “La Belle de L’Adriatique” mbërriti sot paradite në Durrës, duke hapur sezonin e turistëve me kroçera në qytetin bregdetar.

Anija me 134 turistë francezë në bord mbërriti nga ishulli i Korfuzit, ndërsa mësohet se gjatë fundjavës së kaluar ajo është ankoruar edhe në Sarandë dhe Vlorë.

Turistët e huaj përveç qendrave arkeologjike dhe historike të Durrësit do të vizitojnë sot edhe qytetin e Tiranës.

Krocera Bukuroshja e Adriatikut

Kroçera me gjatësi 111 metra dhe me flamur belg do të ankorohet në Durrës edhe shtatë të shtuna radhazi. Ky është viti i tretë i lundrimit të kroçerës “La Belle de L’Adriatique” drejt Durrësit.

Sezoni turistik në portin e Durrësit këtë vit ka nisur më shpejt dhe do të zgjasë mbi 9 muaj. Deri tani në APD është njoftuar mbërritja e 25 kroçerave dhe velierave turistike, të cilat do ta vizitojnë portin e Durrësit nga muaji shkurt deri në nëntor të këtij viti.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kroçera “la belle de l’adriatique” portin i durrësit kroçera “la belle de l’adriatique” portin i durrësit

Sondazh

Poll