Sport

Sondazhi në Anglia: “Një në pesë femra, ngacmohet në stadiumet e futbollit”…

10 Nëntor 2021, 05:55 Nga DOSJA
Sondazhi në Anglia: “Një në pesë femra, ngacmohet

ANGLI – Një në pesë femra, që ndjekin ndeshje futbolli, ka marrë “vëmendje të padëshiruar” nga meshkujt në stadiume. Kjo është ajo, që doli nga një sondazh i Shoqatës së Tifozëve të Futbollit (FSA), që përfaqëson tifozët e futbollit në Angli dhe Uells.

Studimi nxorri një rezultat, që ishte edhe më alarmues nga ai i kryer në 2014: ankesat e femrave për ngacmime, janë dyfishuar në krahasim me shtatë vjet më parë. “Nuk ka vend në futboll për sjellje seksiste apo mizogjene. Ne inkurajojmë të gjithë tifozët që t’i sfidojnë ata dhe, nëse është e nevojshme, ta raportojnë atë te klubi ose autoritetet”,- tha Ally Simcock, anëtar i bordit të drejtorëve të FSA.

Pothuajse gjysma e 2000 tifozeve femra të intervistuara (49%), thanë se sjellja e meshkujve në stadium është shpesh shkak për zemërim dhe frikë, ndërkohë që 38% e tjera thanë se ndjeheshin në siklet dhe 24% u larguan nga stadiumi “të mërzitura”. 4% besojnë për aq kohë sa sjellja është pjesë e përvojës së ndeshjes. Në studimin e vitit 2014, përqindja e femrave që ishin të zemëruara apo të frikësuara, ishte në masën e 29% të femrave të intevistuarave.

Shoqata e Futbollit (FA, liga që kontrollon futbollin në Angli), Premier Legue (organizator i kompeticionit më të rëndësishëm të vendit) dhe EFL (organizon ekuivalentin e divizionit të dytë anglez), janë shprehur kundër të gjitha formave të diskriminimit në stadiume. “FA është e vendosur kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe paragjykimit dhe beson se loja jonë duhet të shijohet dhe shihet nga të gjithë”.

Ndërsa nuk e komentoi sondazhin, Premier Legue është shprehur kundër çdo lloj paragjykimi mes tifozëve dhe ka thënë se është e angazhuar për zbatimin e masave për të reduktuar këtë përvojë negative. EFL komentoi se “është zhgënjyese të shohësh kaq shumë tifozë, që i nënshtrohen sjelljes së papërshtatshme dhe të papranueshme nga tifozët e tjerë, megjithëse, si me çdo informacion, ose reagim që marrim, ne do të shqyrtojmë se si kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e operacioneve.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll