Sport

Gerrard në stolin e Aston Villa-s? Rangers vendos për të ardhmen e trajnerit

9 Nëntor 2021, 23:01 Nga DOSJA
Gerrard në stolin e Aston Villa-s? Rangers vendos për të ardhmen

ANGLI-Në Angli janë hapur zëra se legjenda e Liverpool dhe trajneri aktual i Rangers në Skoci, Steven Gerrard është favorit për tu ulur në stolin e Aston Villa-s. Klubi anglez nuk po kalon një moment të mirë dhe humbja ndaj Southampton rezultoi fatale për trajnerin Dean Smith që është shkarkuar, ndërsa drejtuesit tashmë janë në kërkim të një profili të duhur.

Të paktën tani për tani, Rangers ka hedhur poshtë pretendimet se ka ardhur një ofertë nga Aston Villa, ndërsa prezantuesi i Go Radio, Jo Hendry ka postuar në Twitter: “Rangers thotë se nuk ka marrë ‘asnjë kontakt’ nga Aston Villa në lidhje me Steven Gerrard për të zëvendësuar Dean Smith.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aston villa gerrard aston villa gerrard

Sondazh

Poll