Sport

Strakosha, në Itali nuk po luan por në Europë po bën namin! UEFA e rendit në…

9 Nëntor 2021, 22:20 Nga DOSJA
Strakosha, në Itali nuk po luan por në Europë po bën namin!

ITALI-Pas një periudhe jo të mirë, Tomas Strakosha është rikthyer në një superformë ku trajneri Sarri duhet të mendohet mirë para se ta lërë në stol. Strakosha shkëlqeu Thomas Strakosha është rikthyer ai i dikurshmi.

Portieri i Lazios ndonëse nuk po merr minuta në Serie A, e kundërta mund të thuhet në Europa League. Shqiptari shkëlqeu në sfidën Marseille-Lazio duke u bërë protagonist me pritjet e tij për të shpëtuar bardhekaltrit nga humbja në takimin që përfundoi 2-2.

 

Four top stops ? Which was your favourite?

?? Claudio Bravo, Betis
?? Cezary Miszta, Legia
?? Thomas Strakosha, Lazio
?? Florin Niță, Sparta Praha @UKEnterprise | #UELsaves | #UEL pic.twitter.com/2wdmxcfi6j

— UEFA Europa League (@EuropaLeague) October 21, 2021

26-vjeçari është nominuar nga UEFA si një ndër 4 pritjet më të mira të raundit të katërt. Një superpritje nga gardiani i Kombëtares që shpëtoi portën nga një gol i sigurt duke mbajtur në lojë Lazion.Ky nominim vjen në një moment mjaft të mirë për Strakoshën, pasi atë natë në stadiumin e Marseillës kanë qenë të pranishëm dhe skaut të Newcastle, klub që po kërkon me ngulm transferimin e shqiptarit që në janar.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lazio strakosha lazio strakosha

Sondazh

Poll