Sport

10 lojtarë polakë shkojnë ushtarë për të mbrojtur kufirin, klubi i tyre në hall

9 Nëntor 2021, 22:10 Nga DOSJA
10 lojtarë polakë shkojnë ushtarë për të mbrojtur

POLONIA-Polonia ka paralajmëruar për një përshkallëzim “të armatosur” të konfliktit që përfshin migrantët e grumbulluar pranë kufirit me Bjellorusinë, ndërsa komuniteti botëror reagoi ndaj krizës më të fundit të emigrantëve në Evropë.

Në mesin e ushtarëve që mbrojnë kufirin, janë 10 lojtarë nga Czarny Żagań. Ata u urdhëruan të shkonin në kufirin lindor të Polonisë, kështu që tani janë në vijën e frontit. Në ndeshjen e fundit mungesat u plotësuan me … të rinjtë që stërviten në klub.

Efekti: humbja 1-3 nga skuadra më e dobët në kampionat. Djemtë e rinj nuk kishin asnjë shans përballë kundërshtarëve më me eksperiencë.”Në klub, megjithatë, askush nuk ankohet. – Por ne do t’ia dalim disi – thotë vetëm Marcin Szymański, zv.president i Czarni Żagań.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport czarny żagań polonia czarny żagań polonia

Sondazh

Poll