Sport

Skenari i Daily Express: Nëse ndodh kjo gjë në fund të sezonit, Ronaldo largohet

9 Nëntor 2021, 21:42 Nga DOSJA
Skenari i Daily Express: Nëse ndodh kjo gjë në fund të

ANGLI-Cristiano Ronaldo sigurisht që nuk i priste këto rezultate kur u transferua si lojtar i Manchester United në fund të verës. “Djajtë e Kuq” janë -5 pikë nga vendi i katërt që mbahet nga Liverpool dhe në rast se nuk arrihet zona Champions, portugezi mund të largohet nga klubi. Daily Express ka folur për këtë, duke u ndalur tek dëshira e kampionit portugez për Champions.

United në Europa League? Ronaldo largohet!
“Nuk jam këtu me pushime – deklaroi ai – jam këtu për të vazhduar të fitoj”. Është e qartë se ai nuk po i zhgënjen pritshmëritë, duke qenë se ka shënuar nëntë gola në 13 ndeshje deri më tani. Nga ana tjetër, Solskjaer, konsiderohet si shkaktari kryesor për krizën që po përjeton klubi, ka inatosur tifozët e United.

CR7, raporton tabloidi, do të ishte tronditur nga rënia e standardeve të Djajve të Kuq. “Të imagjinosh në Europa League është vërtet e vështirë, ai nuk e ka luajtur kurrë”, shkruan Daily Express. Për të përforcuar këtë tezë edhe fjalët e fundit të Rio Ferdinand: “Ai mund ta shihte atë si një njollë në kurrikulën e tij”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll