Sport

“Ishte e tmerrshme”! Shqelma dhe grushta në fytyrë arbitres femër, policia nis…

9 Nëntor 2021, 21:33 Nga DOSJA
“Ishte e tmerrshme”! Shqelma dhe grushta në fytyrë

ARGJENTINË– Sulmuar, kapur prej flokësh dhe goditur me shkelma. Florencia Botto është arbitrja që përjetoi një pasdite të tmerrshme gjatë një ndeshje të futbollit për femra të Lega Paranaense mes Arenas FC dhe Palermos. I bënë gjithçka: ajo ka një plagë të dukshme në fytyrën e saj që e ka mbuluar me fashë syrin e saj të majtë.

Ajo është 22 vjeçe dhe nuk e kishte imagjinuar kurrë se mund t’i ndodhte një gjë e tillë. Ajo, u detyrua të ikte nga furia e lojtareve dhe drejtuesve që e ndoqën, e rrethuan, ofenduan dhe më pas e plagosën. Për të shpëtuar arbitren ishte vetëm policia që ndërpreu ndeshjen dhe e mori arbitren për t’u mjekuar.

Sipas fjalëve të saj ekziston ende tronditja e fortë e atyre momenteve. “Më kapën dhe më goditën. Unë u përpoqa të ikja, kërkova që të ndalonin por nuk më linin të shkoja. Jam e shkatërruar dhe e plagosur për atë që ndodhi”.

Çështja do të ketë një ndjekje kriminale, e cila do të shkojë përtej sanksioneve sportive. Është një video e siguruar nga hetuesit që tregon se çfarë ka ndodhur në ato momente çmendurie, kush janë personat që shkaktuan aksidentin dhe kush ishin fajtorët e sulmit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport argjentine florencia botto argjentine florencia botto

Sondazh

Poll