Sport

Beckham, klasi nuk plaket kurrë: pema e Krishtlindjes është një kryevepër

9 Nëntor 2021, 21:18 Nga DOSJA
Beckham, klasi nuk plaket kurrë: pema e Krishtlindjes është

ANGLI-“Sot bëra pak rrëmujë në punë”. David Beckham bëri urimet e tij për Krishtlindje në mënyrën e tij… Ish-mesfushori i Manchester United nuk e ka humbur prekjen precize e i armatosur vetëm me të djathtën e tij magjike, i ka dhënë imazhin një peme të madhe Krishtlindjesh, duke goditur topa me ngjyra të ndryshme në një telajo gjigante.

Një vepër e vërtetë arti, sepse duke parë nga afër videon mund të shihni saktësinë me të cilën janë goditur topat dhe ngjyrat e ndërthurura për të mos lënë hapësira të bardha. Madje ka edhe dekorimin në pjesën më të lartë të pemës dhe në rrjetet sociale ndjekësit e anglezit janë çmendur.

 

 

 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Ka nga ata që theksojnë se kanë mbetur edhe disa ditë deri në Krishtlindje dhe nga ata të tjerë që janë mahnitur nga bukuria e punës, duke arritur deri ata që ftojnë për t’u rikthyer në fushë. Dhe me të vërtetë duke parë fizikun e Beckham, një ide edhe mund të jetë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport beckham beckham

Sondazh

Poll