Sport

Nuk kanë fund telashet për Italinë! Immobile braktis skuadrën, ja kush e zëvendëson

9 Nëntor 2021, 21:06 Nga DOSJA
Nuk kanë fund telashet për Italinë! Immobile braktis

ITALI-Ciro Immobile humbet ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, “Katar 2022” kundër Zvicrës dhe Irlandës së Veriut.Sulmuesi i Lazios ka ndjerë probleme fizike, ndërsa kontrollet diagnostike të kryera pasditen e sotme kanë nxjerrë në pah një vuajtje që prek muskulin e shputës së këmbës së majtë që daton më parë,në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Shkalla e vuajtjes së muskujve do të monitorohet me kujdes nga stafi i klubit të Lazios në pritje të rifillimit të kampionatit. Në vend të tij është thirrur Gianluca Scamacca, i cili do të jetë në skuadrën e lojtarëve që do të përballen me zviceranët në një ndeshje vendimtare për fatet e grupit.

Përveç Immobiles, një tjetër humbje e detyruar për kombëtaren, janë Marco Verrati, Nicolo Zaniolo dhe Lorenzo Pellegrini, dhe duhet të përballet me kushtet jo perfekte të Nicolò Barella dhe Giorgio Chiellinit (që ende nuk janë stërvitur me grupin)

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport immobile italia immobile italia

Sondazh

Poll