Sport

Gjermania në alarm: Sule pozitiv me Covid, bashkë me të dhe 4 të tjerë në karantinë

9 Nëntor 2021, 17:00 Nga DOSJA

GJERMANI – Federata Gjermane e Futbollit ka njoftuar se qendërmbrojtësi Niklas Sule, i vaksinuar rregullisht dhe aktualisht asimptomatik, ka rezultuar pozitiv me Covid në grumbullimin e kombëtares së Gjermanisë, e angazhuar në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2022.

Stafi, së bashku me futbollistët, iu nënshtrua testeve anti-Covid që zbuluan një pozitivitet të lojtarit të Bayern Munichut. Autoritetet shëndetësore kanë urdhëruar edhe karantinimin e katër lojtarëve të tjerë si Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Jamal Musial dhe Karim Adeyemi, të cilët kanë patur kontakte të ngushta me Sule, pavarësisht se ata kanë rezultuar negativë në kontrollet e para.

Menaxheri i kombëtares gjermane, Oliver Bierhoff, ka komentuar situatën: “Shëndeti në radhë të parë, numri i të infektuarve me koronavirus është rritur sërish në shkallë vendi, prandaj ne po zbatojmë vazhdimisht rregullat e higjienës dhe të sjelljes. Ky lajm është shumë i hidhur për ne, duke parë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin, por shëndeti është i pari”. Gjermania do të përballet me Lihtenshtajnin (në Wolfsburg) të enjten dhe Armeninë (në Jerevan) të dielën.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll