Sport

Immobile i mërzitur: “Janë thënë gjëra të këqija, nuk më trajtojnë si të tjerët…”

9 Nëntor 2021, 14:04 Nga DOSJA
Immobile i mërzitur: “Janë thënë gjëra të

ITALI – Immobile i thotë të gjitha. Ai falënderon Mancinin dhe Sarrin, feston rikthimin e tij te “Azzurrët” dhe heq disa guralecë nga këpuca e tij… “Jam i lumtur që jam rikthyer, dëmtimi i fundit më pengoi të jem pranë skuadrës.

Për pjesën tjetër do dua të falenderoj Mancini për fjalët e tij të mrekullueshme, – deklaroi ai në konferencën për shtyp në Coverciano. – Kritikat? Kur vesh këtë fanellë janë pjesë e lojës, unë vazhdoj rrugën time. Mundohem të bëj më të mirën me Lazion dhe me këtë fanellë”.

Më pas ai analizon: “E di, që shifrat që po bëj me klubin tim, nuk janë të njëjtat si këtu dhe nuk e mohoj, që kritikat më bëjnë të vuaj pak. Nuk janë kontekste që mund të krahasohen, këtu luajmë 7-8 ndeshje në vit dhe mbase arrini në një gjendje jo shumë të mirë. Do të doja të shënoja të njëjtët gola, por jo gjithçka shkon me dëshirat në rritje.

Më vjen keq ndonjëherë që të mos kem të njëjtin trajtim si të tjerët, më duket se unë nuk isha pjesë e 26-shes të Kampionatit Europian dhe kjo nuk është një kritikë, është një e keqe e bukur dhe e mire. Jam i kënaqur me atë që bëj me këtë fanellë, paraqitjet janë të mira, por e di që duhet shënoj edhe disa gola”.

Më pas ai kaloi te Sarri: “Mënyra e lojës së Lazios më ndihmon tani edhe këtu në ekipin kombëtar. Nuk isha në tetor, por tani do të përpiqem të vendos të gjithë veten në fushë për këto dy ndeshje. Janë ndeshje të rëndësishme, të vështira, duam ta arrijmë qëllimin si gjithmonë”.

Ndërkohë, ai me bardhekaltrit, ka kaluar Piolën, si golashënuesi më i mirë në historinë e Lazios: “Festa në Olimpico ishte e mrekullueshme”.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll