Sport

Mancini: “Duhet të qëndrojmë të qetë. Ne e dimë se sa vlejmë dhe çfarë jemi”

9 Nëntor 2021, 09:52 Nga DOSJA
Mancini: “Duhet të qëndrojmë të qetë. Ne e

ITALI – “Zaniolo dhe Pellegrini nuk janë mirë, ata do të kthehen në shtëpi. Për Barella nuk duket se ka gjë për t’u shqetësuar, por ne do ta vlerësojmë në ditët në vijim. Të gjithë të tjerët janë mirë, Bonucci dhe Chiellini janë mirë”.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, duhet të përballet menjëherë me dy mungesa në kuadër të ndeshjes së së premtes kundër Zvicrës në “Olimpico”, e cila vlen për vendin e parë pare në grup për raundin kualifikues të Botërorit 2022. Për të plotësuar numrin e lojtarëve, Mancini ka thirrur Cataldi e Lazios dhe Pessinan e Atalantës.

“Ndeshja do të jetë e rëndësishme, por ne duhet të qëndrojmë të qetë. E dimë se çfarë vlejmë dhe çfarë jemi”,- ka thenë tekniku “azurr” nga Coverciano, ku kombëtarja italiane është grumbulluar për t’u përgatitur për ndeshjen kundër zviceranëve dhe atë të radhës kundër Irlandës së Veriut në Belfast, të hënën e ardhshme.

Mancini është pyetur edhe nëse kjo është java më e vështirë, që kur u bë trajner: “Para finales së Kampionatit Europian ishte më e komplikuar. Ne do të luajmë ndeshjen tonë, një ndeshje fantastike. Do të jetë një mbrëmje, në të cilën do të argëtohemi. Duhet të përballemi me qetësi dhe përqendrim maksimal. Zgjodhëm Romën për të siguruar mbështjen sa më të madhe nga publiku dhe sepse mendojmë se do të gjejmë një mbrëmje të mire,”- është shprehur ai.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll