Sport

Genoa nën urdhërat e Shevës, sot stërvitja e parë në qendrën sportive “Signorini”

9 Nëntor 2021, 10:15 Nga DOSJA

ITALI –Mirë se vini, zoti Shevchenko! Genoa CFC njofton se Andriy Shevchenko ka arritur një marrëveshje me “777 Partners” dhe do të drejtojë ‘Grifone’ deri më 30 qershor 2024. Si futbollist, Shevchenko fitoi, ndër të tjera, “Topin e Artë” në 2004 dhe Champions League më 2003.

Si trajner ai udhëhoqi kombëtaren e Ukrainës nga korriku 2016 deri në pjesëmarrjen e tyre historike në tetë skuadrat më të mira Euro2020.

Genoa CFC dhe 777 Partners mirëpresin ngrohtësisht z. Shevchenko dhe i urojnë atij një punë të frytshme në krye të klubit më të vjetër në Itali,”- shkruhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të klubit gjenovez.

Në ditën e tij të parë si trajner i Genovas, Andriy Shevchenko u njoh me botën kuqeblu, duke vizituar selinë e “Pegli”, dhomat e zhveshjes dhe ambientet e qendrës sportive “Signorini”.

Raportohet, se sot trajneri ukrainas do të drejtojë seancën e parë stërvitore dhe do të nisë përgatitjet për ndeshjen ndaj Romës, ndërsa prezantimi i tij zyrtar me siguri do të bëhet të mërkurën.

Ish-ylli i Milanit, Shevchenko, në faqen e tij në ‘Twitter’, ka shkruar: “Nisim së bashku një aventurë të re, për ta çuar Genoan në nivelin e historisë së saj”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll