Sport

‘Sfida” e Ibras: “As e mendoj fare, se kur do të përfundojë karriera ime”…

9 Nëntor 2021, 09:28 Nga DOSJA

SUEDI – “Ndihem mirë, jam i lumtur që ndodhem këtu dhe jam gati të luaj”,- ka deklaruar Zlatan Ibrahimovic, i cili mezi pret të veshë fanelën e Suedisë, për ta kualifikuar kombëtaren e tij në botërorin e vitit të ardhshëm “Katar 2022”. Sulmuesi i Milanit e di, se në moshën 40-vjeçare duhet ta menaxhojë mirë veten.

“Ne të gjithë duam të luajmë gjithmonë, por unë duhet të gjej ekuilibrin e duhur, duke marrë parasysh dëmtimet që kam pasur, – nënvizoi Ibra, i detyruar të anashkalonte “Euro 2020” dhe kualifikueset e tetorit. – Ju mësoni diçka të re në futboll çdo ditë. E njoh trupin tim më mirë çdo ditë që kalon…”

Ibrahimovic zbulon edhe një nga sekretet e jetëgjatësisë së tij si futbollist: “Sezonin e kaluar kam pasur më shumë dëmtime se zakonisht. Pas moshës 30-vjeçare kuptova se dhimbja nuk zhduket, por lëviz. Ajo që ka ndryshuar në krahasim me të kaluarën është se kam një fizioterapist, i cili më monitoron 24 orë në 24 gjatë qëndimit në Itali. Sapo ndiej diçka, përpiqem të konsultohem menjëherë me të”.

E megjithatë, 40-vjeçari Zlatan nuk mendon shumë për tërheqjen nga futbolli: “Nuk kam caktuar një datë për ta lënë futbollin, dua të vazhdoj sa më gjatë. As mendoj fare se kur do të përfundojë karriera ime. Nuk dua të trishtohem si dikush, që pushon së menduari se mund të luajë sërish. Sa herë të më thërrasë kombëtarja, unë do të jem atje”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll