Sport

Ish-kampioni Marquez, aksidenti më i rëndë se sa pritej. Karriera në rrezik?

9 Nëntor 2021, 11:15 Nga DOSJA

SPANJE – Kalvari i Marc Markez vazhdon. Ai gjithashtu do të mungojë në Valencia GP, raundi i fundit i MotoGP 2021, më 14 nëntor. Dhe, më e rëndësishmja, piloti i Honda-s nuk do të jetë as i pranishëm në testet e Jerez, të planifikuara për 18 dhe 19 nëntor për të testuar motorrin e sezonit të ardhshëm. Vuan nga diplopia.

Kjo është përgjigja e ekzaminimit mjekësor, që iu nënshtrua në klinikën “Dexeus” në Barcelonë, për të vlerësuar pasojat e rënies, teksa ushtronte motokros në fund të tetorit, ku raportoi për një tronditje të lehtë.

Ditët e fundit, shpjegohet në një njoftim për shtyp nga ekipi i Honda-s, “Marc vazhdoi të ndihej keq dhe vuante nga probleme me shikimin, prandaj këtë të hënë u vizitua nga okulisti Dr. Sanchez Dalmau në klinikën spitalore, i cili e vizitoi dhe kreu teste, të cilat zbuluan një episod të ri të diplopisë, ose perceptimin e dy imazheve të një objekti të vetëm”.

“Ekzaminimi i kryer te Marc Marquez, – shpjegon doktor Sanchez Dalmau, në shënimin e Hondas, – pas aksidentit të ndodhur konfirmoi se piloti vuante nga diplopia dhe evidentoi një paralizë të nervit të katërt të djathtë, me përfshirjen e muskulit të sipërm të zhdrejtë të djathtë. U zgjodh një trajtim konservativ me përditësime periodike, për të vijuar me evolucionin klinik. Nervi i katërt i djathtë është ai i dëmtuar në 2011″.

Kupa e Botës 2021 në MotoGP përfundoi në këtë mënyrë për tetë herë kampionin, që shënoi një dopietë në Shtetet e Bashkuara në Austin dhe në Itali në Misano. Koha e riaftësimit të Marquez nuk dihet, duke vënë në dyshim edhe vazhdimin e karrierës së tij sportive.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll