Sport

VD/ Xavi: “ADN-ja ime nuk ka ndryshuar. Barça duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet”

9 Nëntor 2021, 05:54 Nga DOSJA
VD/ Xavi: “ADN-ja ime nuk ka ndryshuar. Barça duhet t’i

SPANJE – Ish-mesfushori e shquar katalanas, 41-vjeçari Xavi Hernandez, nëpërmjet një ceremonie të veçantë, nënshkroi në fushë, së bashku me presidentin e klubit Joan Laporta, kontratën, si trajneri i ri skuadrës së Barcelonës. Marrëveshja do të zgjasë deri në vitin 2024.

“Është një ditë historike për Barcelonën. Mirë se vini, Xavi”,- u tha një fjali emocionuese Laporta mbështetësve gjatë ceremonies, ku ish-mesfushori shoqërohej nga familja e tij.

“Faleminderit të gjithëve. Nuk dua të emocionohem, por jam,- u tha Xavi fansave. – Ky është klubi më i madh në botë dhe unë do të punoj shumë për të arritur pritjet tuaja. Barcelona nuk mund të pranojë një barazim, apo një humbje. Ne duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet.”

Xavi u bashkua me skuadrën katalane, pasi Barça pagoi klauzolën e tij të lirimit me klubin e Katarit Al Sadd. Ai do të zëvendësojë Ronald Koeman të shkarkuar.

“Unë vij i përgatitur. ADN-ja ime nuk ka ndryshuar. Ne duhet të marrim drejtimin, të kemi topin, të krijojmë mundësi, të jemi intensiv. Ne kemi mision për të shpëtuar shumë gjëra që kanë humbur,”- tha Xavi.

Pas prezantimit Xavi foli se si disiplina do të jetë një faktor kryesor në projektin e tij si menaxher i Barcelonës. “Duhet të fillojmë me rregulla të reja që do të jenë strikte. Nuk është çështje të jemi të ashpër, është të kemi norma, – tha ai. – Kur kishim norma, në dhomat e zhveshjes gjërat ishin të mira. Pra, duhet të kemi rregull. Të jemi profesionistë.

Është një projekt afatmesëm dhe afatgjatë, por ne do të duhet të punojmë shumë për të gjetur rezultatet. Pritshmëria dhe kërkesa do të jenë më të lartat. Asnjë justifikim nuk do të bëhet apo pranohet”,- ka përfunduar legjenda blaugranase.

Barcelona është e nënta në renditjen e La Ligas, 11 pikë larg Real Sociedad që kryeson dhe 10 pikë pas rivalit të përhershëm Real Madrid.

“I’ll give everything to make it work”. Xavi Hernández is back. ?? #FCB @FCBarcelona pic.twitter.com/RGFA2biQ1L

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 8, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll