Sport

VD/ Godet me forcë topin, Pogba dëmtohet dhe braktis stërvitjen me Francën

8 Nëntor 2021, 20:49 Nga DOSJA
VD/ Godet me forcë topin, Pogba dëmtohet dhe braktis stërvitjen

FRANCË-Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka pësuar një dëmtim në stërvitje me Kombëtaren franceze dhe mund të mungojë në dy sfidat e radhës që Franca do të zhvillojë për kualifikueset e Kupës së Botës.

Mediat kanë publikuar edhe momentin kur Pogba është dëmtuar. Ai ishte duke goditur topin në kuadrat, por gjithçka shkoi keq për të. Francezi ndjeu menjëherë dhimbje dhe u shoqërua nga mjekët e ekipit për të lënë qendrën stërvitore.

 

?? Paul Pogba s’est blessé à la cuisse droite, après une frappe à l’entraînement. pic.twitter.com/jL260lhEt4

— RMC Sport (@RMCsport) November 8, 2021

Kështu, Deschamps mund të ketë humbur një lojtar të rëndësishëm për sfidat e ardhshme. Franca do të përballet kundër Kazakistanit dhe Finlandës më datat 13 dhe 16 nëntor. Një mungesë kjo që nuk shqetëson vetëm trajnerin e Francës, por edhe atë të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport franca pogba franca pogba

Sondazh

Poll