Sport

Zvicra vazhdon të humbasë pjesë, ndaj Italisë edhe pa kapitenin Xhaka…

9 Nëntor 2021, 10:43 Nga DOSJA
Zvicra vazhdon të humbasë pjesë, ndaj Italisë edhe pa

ZVICER – Kombëtarja e Zvicrës vazhdon të humbasë pjesë për ndeshjet vendimtare kundër Italisë (e premte, më 12 nëntor 2021, ora 20:45 në Romë) dhe kundër Bullgarisë (e hënë, 15 nëntor 2021, ora 20:45, në Lucernë) të vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pas Breel Embolo, Nico Elvedi, Christian Fassnacht dhe Gregor Kobel, trajneri Murat Yakin humbi edhe Steven Zuber. Anësori 30-vjeçar që luan me AEK Athens është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Kombëtarja e helvete raportohet se duhet të bëjë edhe pa kapitenin Granit Xhaka, i cili muajin e kaluar ishte me Covid, por dhe sulmuesin Haris Seferovic.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll