Sport

Stadiumi i ri i Kukësit merr formë, përfundon procesi i shtrimit të barit

8 Nëntor 2021, 21:07 Nga DOSJA
Stadiumi i ri i Kukësit merr formë, përfundon procesi i shtrimit

KUKËS-Në Kukës po e presin me padurim përurimin e stadiumit të ri. Ekipi verilindor shtegton në qytete të ndryshme prej dy vitesh, dhe e ka ndjerë shumë mungesën e tifozëve.

Presidenti i nderit, Safet Gjici ka deklaruar se skuadra do të rikthehet shpejt në qytetin e saj, duke premtuar se stadiumi i ri do të jetë gati për takimin e Abissnet Superiores ndaj Tiranës (20 nëntor).

Shtrimi i barit në tapetin e ri ka përfunduar gjatë ditës së sotme. Të gjithë shpresojnë që gjithçka të jetë gati për duelin me bardheblutë e Shehit, por fjala e fundit i takon specialistëve të barit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kukesi safet gjici kukesi safet gjici

Sondazh

Poll