Sport

Messi i dëmtuar por grumbullohet me Argjentinën, tërbohet Leonardo: FIFA duhet të…

8 Nëntor 2021, 13:11 Nga DOSJA
Messi i dëmtuar por grumbullohet me Argjentinën, tërbohet

PARIS– I dëmtuar me PSG-në, por i grumbulluar me Argjentinën për ndeshjet e radhës kualifikuese të Kupës së Botës. Kjo është situata e Leo Messit, që ka më shumë se dy muaj që bashkëjeton me një shqetësim në gjurin e majtë, që tashmë po përkeqësohet. Vetëm 45 minuta në fushë kundër Lilles dhe më pas pushim në Champions dhe në sfidën kundër Bordeaux në Ligën 1.

Megjithatë ylli argjentinas është pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga tekniku Scaloni për ndeshjet e ardhshme kundër Uruguait dhe Brazilit, që do të luhen respektivisht në 13 dhe 17 nëntor. Kjo gjë, duket se ka tërbuar drejtuesin e PSG-së, brazilianin Leonardo.

Zemërimi i Leonardos për situatën e Messit

“Nuk jemi dakord që të lëmë të shkojë në kombëtare një lojtar që nuk është mirë ose që është në fazë rehabilitimi. Nuk ka kuptim dhe këto situata duhet të zgjidhen përfundimisht nga FIFA përmes një rregulloreje”, ka thënë drejtori sportiv i francezëve, sipas të cilit Messi kalon më shumë kohë në Argjentinë se sa në Paris.

Nuk ka kuptim dhe kjo lloj situate duhet të përcaktohet nga rregulloret e FIFA-s”, tha drejtori sportiv i Paris Saint-Germain në një intervistë, i shqetësuar se gjendja fizike e Messit mund të përkeqësohet më tej.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport leonardo messi psg leonardo messi psg

Sondazh

Poll