Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Bledi Tetën

8 Nëntor 2021, 14:16 Nga DOSJA
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Bledi

TIRANË– Prokruroria e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 19 vite burg për Bledi Tetën, të akuzuarin kryesor për vrasjen e Santiago Malkos. Teta është një nga dy të arrestuarit në lidhje me vrasjen e ish-policit, Santiago Malko, por deri më tani nuk ka pranuar për asnjë moment se ka gisht në lidhje me ngjarjen.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bledi teta santiago malko vrasja e santiago malkos bledi teta santiago malko vrasja e santiago malkos

Sondazh

Poll