Aktualitet

‘Bossi’ shqiptar i mafies italiane, kush është 38-vjeçari që po vuan në ’41 biss’

8 Nëntor 2021, 14:24 Nga DOSJA
‘Bossi’ shqiptar i mafies italiane, kush është

ITALI– Bosi i mafies së Viterbos, shqiptari Ismail Rebeshi, është dënuar me 16 vjet burg, pasi akuzohet për trafikimin e heroinës dhe marijuanës në territorin italian.

Rebeshi, i cili do të kishte qenë furnizuesi më i madh i grupit kriminal po vuan dënimin me 10 vjet e 11 muaj në regjimin “41 biss”. Operacioni u zhvillua nga policia e Romës, e cila dyshohet se shkatërroi një bandë me 11 trafikantë italo-shqiptarë të drogës, nga të cilët Rebeshi kishte qenë furnizuesi kryesor.

38-vjeçari shqiptar u dënua të enjten më 4 nëntor në Romë. Mediat e huaja shkruajnë se në krye të bandës ishte një shqiptar, i njohur si Lele, “subjekt i kalibrit të konsiderueshëm kriminal”, i cili në çdo negociatë droge që bënte shkonte i armatosur. Por sipas përgjimeve, ai kishte frikë nga Rebeshi.

Marrë nga corrierediviterbo.corr.it

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ismail rebeshi itali ismail rebeshi itali

Sondazh

Poll