Aktualitet

Fjala e tij kundër teknologjisë/ Pajtim Rrushit mohon vrasjen e biznesmenit Hoxha

8 Nëntor 2021, 11:41 Nga DOSJA
Fjala e tij kundër teknologjisë/ Pajtim Rrushit mohon vrasjen e

TIRANË– Pajtim Rrushi nuk pranon në asnjë moment se ka bashkëpunuar me të vëllanë për të fshehur trupin e biznesmenit Rruzhdi Hoxha pas vrasjes. Në marrjen në pyetje nga hetuesit, Rrushi ka mohuar gjithçka duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen, e cila mendohet se është kryer nga vëllai i tij, Fredi. Edhe pse ai e mohon, Pajtimi mendohet se me mjetin e tij tip “Passat”, ka dërguar për në Dajt pas vrasjes biznesmenin e vrarë.

“Nuk mbaj mend asnjë se sa kam kaluar COVID-19. Më ka lënë me pasoja,”-tha ai. 

Pasi e ka çuar në malin e Dajtit, Pajtim Rrushi mendohet se ka fshehur trupin e Hoxhës e po ashtu edhe automjetin. Por kundër fjalës së tij janë pamjet që kanë kapur kamerat e sigurisë dhe qelizat e telefonit celular, në të cilat rezulton se mes 20 dhe 21 tetorit ai ka qenë në zonën e Dajtit.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e biznesmenit Hoxha/ Mbyllen hetimet, Pajtim Rrushi: Covid-19 më la me pasoja

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet pajtim rrushi vritet rruzhdi hoxha pajtim rrushi vritet rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll