Aktualitet

Vrasja e Hoxhës! Prokuroria mbyll hetimet, kërkon burg për autorin dhe vëllain

8 Nëntor 2021, 09:16 Nga DOSJA
Vrasja e Hoxhës! Prokuroria mbyll hetimet, kërkon burg për

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet mbi vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dhe e ka dërguar dosjen në gjykatë, ku ka kërkuar “arrest në burg” për Fredi Rrushin dhe vëllanë e tij.

Pas hetimeve, organi i akuzës ka kërkuar arrest në burg për Ferdinand Rrushin, pasi akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 43-vjeçarit. Po ashtu prokuroria ka kërkuar të njëjtën masë sigurie edhe për vëllain e autorit të dyshuar kryesor, pasi pretendohet se ai e ka ndihmuar që të fshihte kufomën. Pajtim Rrushi akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje dhe dyshohet se ka fshehur makinën që u përdor në krim.

I arrestuari Ferdinant Rrushi, në deklarimet e dhëna para grupit hetimor, pretendon se e ka lënë Ruzhdi Hoxhën pranë banesës së tij në zonën e njohur si “Treshi”, pranë urës së Institutit Bujqësor dhe më pas është largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por, në fakt, nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se automjeti sapo është larguar nga një degëzim i autostradës, në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin në drejtim të Dajtit.

Në orën 23:00 dyshohet se Rrushi ka marrë në makinë viktimën, në të cilën ishin edhe dy persona të tjerë, duke zbritur më pas nga mjeti dy personat e tjerë e duke vazhduar rrugën drejt Dajtit, aty ku dhunoi, qëlloi dhe hodhi në greminë mikun e tij.

Pistat kryesore të hetimit për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dyshohet se janë borxhet dhe parcelat me kanabis. Biznesmeni i cili vepronte dhe jetonte në Kamëz, Ruzhdi Hoxha, baba i dy fëmijëve ishte shpallur i zhdukur dy javë më parë. Policia nisi hetimet pas denoncimit të familjarëve, ndërsa Fredi Rrushi, autori i dyshuar, ishte personi i fundit që kishte komunikuar me biznesmenin.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e biznesmenit Hoxha/ Mbyllen hetimet, Pajtim Rrushi: Covid-19 më la me pasoja

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinant rrushi vritet rruzhdi hoxha ferdinant rrushi vritet rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll