Aktualitet

“Mishka”/ Artan Hoxha zbulon BOSSIN e ‘call center-ave’: Kishte lidhje të forta

8 Nëntor 2021, 12:52 Nga DOSJA
“Mishka”/ Artan Hoxha zbulon BOSSIN e ‘call center-ave’:

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë foton e pasaportës së një prej personave të parë që hapën bizneset e “call centre” në Shqipëri, shtetasin izraelit Mikhael Benimini, i njohur me nofkën “Mishka”. Në fjalën e tij në “Abc Live”, Hoxha bëri me dije se izraeliti kishte marrëdhënie të ngushta me deputetë dhe ministra në Shqipëri, e se çuditërisht ishte shpallur person i padëshiruar duke u dëbuar nga Shqipëri. Por e gjitha me afat deri në vitin 2023.

Ndër të tjera Hoxha ka ngritur dyshime se e gjitha ka ndodhur për të fshehur gjurmët dhe për të mos e hetuar, duke shtuar se bizneset e tij ende operojnë në Shqipëri, madje me çmime konkuruese për tregun. 

I njohur me nofkën Mishka. Me origjinë nga Ukraina. I pajisur me pasaportë në vitin 2016 e ka marrë në Varshavë. Është ndër të parët që ka hyrë në Shqipëri dhe është një nga themeluesit, shumë shqiptarë e kanë parë. Nuk është parë me njerëz dokudo. Është parë me deputetë dhe ministra. Në Shqipëri ka bërë edhe biznese që kanë avulluar brenda natës. Call Centre që ka pasur ka pasur pagesat më joshëse. Autoritetet shqiptare e kanë shpallur “non grata” me motiv prishje të qetësisë publike. Pse e larguan me urgjencë, nuk e di çfarë duan të fshehin. E kanë shpallur me afat deri në vitin 2023,“-tha Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha mikhael benimini artan hoxha mikhael benimini

Sondazh

Poll