Sport

Derbi lë me pasoja dy lojtarët e Interit, Italia në ankth për gjendjen e tyre

8 Nëntor 2021, 11:32 Nga DOSJA
Derbi lë me pasoja dy lojtarët e Interit, Italia në ankth

ITALI-Italia drejtuar nga Roberto Mancini duhet të bëjë pa Giorgio Chiellinin dhe Leonardo Bonuccin. Dyshja e mbrojtjes së Juventusit nuk do të jetë në dy takimet e fundit eleminatore për Katar 2022, ndaj Zvicrës dhe Irlandës së Veriut. Megjithatë telashet nuk përfundojnë këtu sepse ka një tjetër shqetësim në kampin e përfaqësueses italiane.

Nicolo Barella, mesfushori i Interit u detyrua të zëvendësohej në minutën e 60-të, për shkak të një tërheqje. Informacionet e para flasin për një problem të fleksorit, por orët e ardhshme do të tregojnë gjendjen e mesfushorit.

Probleme edhe për Alessandro Bastonin i cili nuk e mbylli 90 minutëshin e derbit, duke konfirmuar disa shqetësime. Pas pesë ditësh, më 12 nëntor, është planifikuar takimi Itali-Zvicër, një ndeshje e rëndësishme për kryesimin e Grupit C.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barella bastoni inter italia milan barella bastoni inter italia milan

Sondazh

Poll