Sport

West Ham, “çekiç” kokës Liverpool, skuadra e Klopp pëson humbjen e parë të sezonit

7 Nëntor 2021, 18:44 Nga DOSJA
West Ham, “çekiç” kokës Liverpool, skuadra e

ANGLI– Liverpool pëson humbjen e parë sezonale ndaj West Ham, me rezultatin 3-2, në javën e 11-të të Premier League dhe me këtë sukses skuadra e Moyes shkon në vendin e tretë në kuotën e 23 pikëve.Për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp gjithçka nisi keq, pasi që në minutën e katër Alisson ishte i pafat duke e shtyrë topin drejt rrjetës së portës së tij.

Në fund të pjesës së parë Alexander-Arnold, i shërbyer nga Salah ktheu baraspeshën në rezultat, por vendësit e kthyen shumë shpejt epërsinë me Fornals dhe Zouma në minutat 67′ dhe 74′.

Origi rihapi ndeshjen në minutën e 83-të, por rezultati nuk ndryshoi më në minutat e mbetura, me West Ham që mori një fitore të madhe, të katërtën radhazi, që i ngjit në vendin e tretë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport liverpool west ham liverpool west ham

Sondazh

Poll